Botë

Turqi, shpërthim ditën e kurban bajramit, 48 të lënduar

12.09.2016 13:03

Dyzet e tetë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në Turqi, në ditën e Kurban Bajramit...

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një zonë në mes të godinës së Partisë në pushtet AK dhe godinës së Prefekturës së rrethit të Vanit.
 
Në zonë janë dërguar një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësish. Në Irak ndërkohë njerëzit vërshuan dyqanet për blerjet e festës por ISIS-i e ka shpallur të martën ditën e parë të festës, duke shkaktuar zemërim mes banorëve të Mosulit.
 
Në Pakistanin e varfër, ku të ardhurat vjetore për kokë janë 1.500 dollarë, shumica e njerëzve nuk e blejnë dot vet një kafshë për ta flijuar, ndaj familjet kanë nisur të bashkojnë paratë e të ndajnë mes tyre koston dhe mishin e një lope, që rezulton më ekonomike.
 
Rënia e çmimit të naftës ka detyruar edhe sauditët e pasur të harxhojnë më pak se zakonisht.Në Filipine, dita e Kurban Bajramit u shpall festë kombëtare me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes minoritetit mysliman dhe shumicës së krishterë.