Maqedoni

Kadastra e Maqedonisë, 68 mijë euro donacion holandez

12.09.2016 13:30

Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri ka përfituar një donacion prej 68 mijë eurosh nga Mbretëria holandeze...

Projekti do të ndihmojë Kadastrën në përmirësimin e cilësisë së përpunimit të hartave topografike dhe do ta përmirësojë strategjinë kombëtare për një infrastrukturë të të dhënave hapësinore.

Projekti do të fillojë zbatimin nga shtatori i këtij viti deri në shkurt të vitit 2017.

Zëvendësambasadori në Shkup i Mbretërisë holandeze, Andre van Mens, tha se janë të nevojshme harta të besueshme, kurse Paola Kjaerson, menaxhere rajonale e Kadastrës së Holandës, deklaroi se përmbytjet e gushtit të këtij viti në Shkup kanë nxjerrë në pah nevojën për të dhëna të besueshme hapësinore.