Maqedoni

Rasti “Erasmus”, Prokuroria kërkon ndalesë shtesë për gjashtë të akuzuarit

12.09.2016 14:02

Prokurori publik në Prokurorinë për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar në Gjykatën Penale të Shkupit...

Prokurori publik në Prokurorinë për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar në Gjykatën Penale të Shkupit dorëzoi propozim të ri për marrjen e masës së kujdesit kundër gjashtë personave për rastin “Erasmus”.
 
Prokurori publik vlerëson se edhe përkundër masave të ndërmarra aktualisht, ka nevojë edhe për ndalesë për aktivitete të caktuara që kanë lidhje me këtë vepër penale në kohëzgjatje deri në heqjen e plotfuqishme të procedurës hetimore, thonë nga kjo Prokurori.
 
Duke marrë parasysh veprat penale për të cilat është hapur procedurë hetimore e që janë të lidhura me aktivitetet e të akuzuarve dhe me vetë studentët dhe fakultetet ku ata punojnë, vendimi i tillë i Prokurorisë duhet t’ju ndalojë të akuzuarve të kryejnë aktivitetet e tyre deri në përfundimin e tërësishëm të procedurës hetimore.
 
Për rastin “Erasmus” janë akuzuar gjashtë persona për mitmarrje dhe keqpërdorim të funksionit zyrtar. Paraprakisht ndaj tyre Gjykata Penale nxori masë përkujdesi.