Maqedoni

Dridhjet vazhdojnë, edhe mbrëmë lëkundje të reja të tokës

13.09.2016 12:30

Shkupi vazhdon të dridhet pas tërmetit 5.3 ballë të së dielës...

Në dy ditë aparaturat e institutit sizmiologjik kanë regjistruar rreth 100 tërmete, por vetëm 16 janë ndjerë nga të gjithë kryeqendrën.

Më i forti ishte ai i së dielës me magnitudën 5,3, sipas Rihterit, i dyti për nga fortësia e dridhjeve ishte ai i mbrëmshmi me 4 ballë, sipas Rihterit.

Edhe në Greqi në mëngjes ra një tërmet prej 4.2 shkallësh që u ndie edhe në Shkup. Por, seizmiologët thonë se janë goditje normale dridhjet që dëgjojmë orët e fundit dhe nuk ka vend për panik.