Maqedoni
“Finance Think”, vetëm 19.3 % e të varfërve kanë mbrojtje sociale
13.12.2018 17:10
Vetëm 19.3 % e të varfërve kanë qenë të përfshirë në programet për mbrojtje sociale....

Kështu ka rezultuar analiza e “Finance Think”, Institutit për hulumtime ekonomike dhe UNICEF-it.
“Gjithashtu kemi identifikuar se investimet në projektet infrastrukturore janë të margjinalizuara, kështu që në pjesën e arsimit, në vitin 2017, pjesëmarrja e investimeve në infrastrukturë ka qenë vetëm 3.8% nga gjithsej mjetet e ndara. Përfundimi kyç është se investimet e rritura te fëmijët tregojnë rezultate pozitive, kryesisht të përfshirjes së tyre në çerdhe si dhe gjithashtu rezultatet, respektivisht notat e nxënësve të shkollave të mesme që vijnë nga familjet e varfra”,- tha Bllagica Petreski nga “Finance Think”.
Kjo është dëshmi se sistemi i deritanishëm social nuk i ka dhënë rezultatet e duhura, thotë ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, e cila paralajmëron masa për uljen e varfërisë tek fëmijët konform ligjit që është në procedurë dhe pritet të miratohet së shpejti.
“Me reformat që po ndodhin, ligji është në procedurë dhe presim që së shpejti të miratohet dhe jep bazë për aplikimin e shtesave fëmijërore të cilat direkt do të ndikojnë në uljen e varfërisë tek fëmijët dhe inkuadrimin e tyre në procesin arsimor. Investimi në arsimin parashkollor dhe ndërtimi i objekteve janë të nevojshme që fëmijët të kenë fillim të mbarë në shkollimin e mëtejshëm. Ne si qeveri jemi të angazhuar të rrisim deri në 50 për qind përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor”,- theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, premton se resori i tij do të ndihmojë fëmijët në aspekt shëndetësor.
“Në periudhën e ardhshme do të kemi në dispozicion insulina të reja që do të jenë më praktike për përdorim dhe rritjen e numrit të pompave që do tua lehtësojë funksionimin e fëmijëve me diabet dhe së shpejti do të kemi qasje te aparatet për lehtësimin e materies së glikemisë”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në vitin 2017, qeveria ka shpenzuar 65 milionë euro për shëndetin e fëmijëve në krahasim me vitin 2010, kapaciteti i harxhimeve për fëmijët është rritur për 31,7për qind.
VLORA LATIFI TOPOJANI
