Maqedoni

Filipçe: Zgjidhje për parkingun brenda dy ditësh

13.12.2018 17:36

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, po bën përpjekje që me kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov.....

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, po bën përpjekje që me kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov, të gjejë zgjidhje për çështjen e parkingut në Qendrën Klinike. Shpresoj se për një ose dy ditë do të kemi ndonjë zgjidhje ligjore për atë se si mund parkingu t’i kthehet Qendrës Klinike, u ka thënë Filipçe përfaqësuesve të Sindikatës së Punësuarve Shëndetësorë. 
 
“Lidhur me parkingun kemi biseduar me kryetarin, Petre Shilegov, i shpalosa të gjitha kërkesat e sindikatës dhe pakënaqësitë e punonjësve në Qendrën Klinike dhe biseduam për disa zgjidhje të mundshme, ndër të tjera, kërkuam që parkingu përsëri të kthehet nën kompetencat tona. Duhet të rishikohet marrëveshja se si është marrë parkingu nga ana e Qytetit të Shkupit përpara disa vitesh”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Nga Bordi i Sindikatës se të Punësuarve në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”-Shkup, paralajmëruan se do të protestojnë deri sa të gjendet një zgjidhje konkrete ligjore.
 
“Ajo që ka të bëjë me parkingun,mendoj se ekziston vullnet që hapësira e parkimit në Qendrën Klinike të kthehet nën kompetencat e kësaj qendre shëndetësore publike, planet e mëtejshme se si do të menaxhohet e gjithë kjo, do ta kryejnë punëdhënësit tanë, por momentalisht kjo është një problem shqetësues që ka të bëjë me rritjen e pagesës, do të shohim çfarë do të arrijmë dhe si do ta arrijmë marrëveshje, dhe deri sa nuk ka marrëveshje konkrete ne do të protestojmë çdo ditë prej orës 10 deri në orën 10:30 përpara traut pagesor të spitalit”,- u shpreh kryetari i Sindikatës së Klinikës, dr. Goran Begoviç.
 
Kjo është dita e tretë me radhë që të punësuarit në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” – Shkup protestojnë kundër vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit për rritjen e çmimit të kartave mujore për parkim nga 350 në 850 denarë. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU