Maqedoni

Mickoski: Nuk kemi komunikim me Gruevskin. Mbështesim amnisti të përgjithshme

13.12.2018 17:56

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se nuk ka kurrfarë...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se nuk ka kurrfarë komunikimi me kryetarin e nderit të kësaj partie dhe deputetin, Nikolla Gruevski, i cili ka fituar statusin e azilit politik në Hungari. I pyetur rreth paraqitjes së djeshme të Gruevksit në kryeqytetin hungarez, kreu i opozitës e quajti një show, ndërsa mohoi të gjitha zërat se ai apo funksionarët e tjerë të VMRO-së kanë pasur ndonjë komunikim eventual me ish kryeministrin.
 
“Duhet ta pyesni Gruevskin për këtë. Mendoj se do t'ju japë një përgjigje adekuate. Personalisht, si Hristian Miskoski dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, nuk kam asnjë koment mbi këtë, madje as nuk e di se kush ishte ajo makinë apo kush ishte ai shofer. Fokusi duhet vendoset te zgjidhja reale e problemeve të qytetarëve që çojnë përpara vendin e më pak tek këto show-e”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Ndërsa i pyetur rreth Ligjit për amnistinë, Mickoski tha se VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë Ligjin për amnistinë e 27 prillit nëse i njëjti ofron amnisti të përgjithshme.
 
“Çdo zgjidhje ligjore për personat që janë në përndjekje politike VMRO do ta mbështesë. Por, dua të them se qëllimi i këtij ligji dihet qartë cilët persona do të amnistohen dhe në opinion ka qarkulluar edhe arsyeja pse është sjellë ky ligj. Pres që akoma ligje të tilla në mënyrë të përshpejtuar do të imponohen, që të mund në letër të thonë se gjoja po bëjmë reforma dhe t’i mbyllim sytë njerëzve, por qytetarët nuk janë naivë dhe e shohin se çfarë po ndodh në shtet”,- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 
 
Lidhur me politikën ekonomike që po zbaton kjo qeveri, Mickoski e quajti atë vetëm si "shkruaj - fshi" dhe pa reforma adekuate strukturore.
 
ZEKIRIJA MEXHITI