Maqedoni
Maxhari, treni ia mori jetën policit, Ali Bekteshi
19.12.2018 12:57
Polici, Ali Bekteshi, nga rajoni i policisë Gazi Babë ka humbur jetën....

Polici, Ali Bekteshi, nga rajoni i policisë Gazi Babë ka humbur jetën në aksidentin hekurudhor që mëngjesin e sotëm ka ndodhur në Maxhari të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Një tren transportues që qarkullonte nga Tabanoci drejt Shkupit mëngjesin e sotëm në orën 5:50 minuta është përplasur në veturën “Folksvagen vento” të Ali Bekteshit, efektiv i policisë në rajonin e policisë Gazi Babë, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”,- informojnë nga MPB.
Për aksidentin menjëherë është njoftuar prokurori publik i cili ka kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes.
