Maqedoni
Ademi fton studentët në debat televiziv
19.12.2018 12:42
Ministri i arsimit, Arbër Ademi, i ka ftuar për debat televiziv studentët që po protestojnë në Tetovë....

Por, përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore në deklaratën e tyre dërguar mediave deklaruan se nuk do debatojnë me Ministrin e Arsimit në një studio televizive ku nuk ka hapësirë dhe kohë për të gjithë studentët që të shprehin kërkesat e tyre.
Ata e ftojnë ministrin e arsimit dhe shkencës, Arbër Ademin, që debatin ta zhvillojnë bashkërisht dhe me studentët tjerë sot në protestën e thirrur në orën 13:00 në sheshin “Iliria” në Tetovë.
