Maqedoni
Lidhja e përkthyesve letrarë, Delvina Kërluku fituese e çmimit “Abdylazis Islami
20.12.2018 15:48
Lidhja e përkthyesve letrarë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës ndanë 6 çmime tradicionale për përkthyes...

Në mesin e të shpërblyerve ishte edhe poetja, Delvina Kërluku, e cila mori çmimin “Abdylazis Islami” për librin “Deja e vjeshtës”, e përkthyer në maqedonisht nga vetë autorja.
“Është një çmim goxha i madh për mua sepse është një emër, një poet, një shkrimtar që ka një bagazh të veprave. Kjo më nderon shumë, veçmas për librin tim që në këtë rast vlerësohem për librin “Deja e Vjeshtës”, që është e përkthyer në shqip dhe maqedonisht”,- tha poetja, Delvina Kërluku.
Shpërblim iu nda edhe Paskal Gilevskit, një përkthyes nga 4 gjuhë të huaja, por me një adhurim të veçantë për shkrimtarin, Ismail Kadare, veprat e të cilit mezi pret t’i lexojë në gjuhët që njeh.
“Njihem personalisht me Kadarenë, shpesh jemi takuar në Paris. Unë shkruaj edhe romane dhe në romanet tona ka tendenca të ngjashme. Kur u njoftuam ai më tha se ka lexuar një roman timin, të përkthyer në shqip nga Eshtref Aliu”,- theksoi përkthyesi, Paskal Gilevski.
Çmimi më i lartë në vend që ndahet për përkthime letrare këtë vit i takoi Maria Sarevska Todorovskës.
VLORA LATIFI TOPOJANI
