Maqedoni

Rasti “Monstra”, Aziri dhe mbrojtja kontestojnë ekspertizën

20.12.2018 17:09

Për tre orë të tëra i akuzuari, Fejzi Aziri, ka parashtruar pyetje ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës...

Për tre orë të tëra i akuzuari, Fejzi Aziri, ka parashtruar pyetje ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës që kanë të bëjnë mënyrën e vrasjes së pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovcës.
 
Për të akuzuarin Aziri, përgjigjet e ekspertëve nuk janë të plota, pasi që, siç tha, ata hezitojnë të tregojnë të vërtetën edhe pse e dinë. Me këtë rast ai para trupit gjykues tha se i konteston dhe nuk i pranon përgjigjet e ekspertëve dhe kërkon ekspertizë të re dhe objektive për rastin.
 
Edhe avokati mbrojtës, Nase Raufi, thekson se ekspertiza ka mangësi,andaj paralajmëron se përveç kërkesës për ekspertizës së re do të ftojnë në gjykatë edhe udhëheqësit e sektorëve të krim teknikës në periudhën kur është realizuar ekspertiza në vitin 2012 për të shpjeguar se pse është vonuar dorëzimi i gëzhojave në ekspertizë.
 
“Janë më kruciale ato mungesa dhe ato gabime që janë bërë qëllimisht, sipas meje, ku mungojnë shumë gëzhoja. Mungesat e gëzhojave nuk mund të shpjegohen ndryshe veç se si montim nga MPB, pasi njëra nga gëzhojat është e lidhur me rastin e Bilimbegut, kinse është përdorur e njëjta armë për gëzhojat në Smillkovcë dhe Bilimbeg”,- tha avokati mbrojtës, Naser Raufi.
 
Ekspertizën e kontestojnë edhe familjarët e të akuzuarve.
 
“Pas gjithë asaj ekspertize që është bërë dhe është famoze për të cilin rast është kërkuar çdo milimetër në vendin e ngjarjes, mungojnë gëzhojat me të cilat vërtetohet se ka më shumë plagë se gëzhoja, kemi 25 plagë ndërsa ka 21 gëzhoja”,- tha familjari, Bedri Ajadri.
 
Pala mbrojtëse e të akuzuarve thekson se pas mbarimit të dëshmive sipas Ligjit të vjetër për procedurë penale do të fillojë edhe shpalosja e dëshmive të reja të cilat i posedon edhe mbrojtja por edhe prokuroria.
 
Sipas tij, PSP duhet të propozojë dëshmi nga biseda të përgjuara.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI