Maqedoni

Kërçovë, përurohet stacioni i renovuar policor

21.12.2018 16:44

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, vizitoi komunën e Kërçovës dhe u takua me kryetarin, Fatmir Dehari...

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, vizitoi komunën e Kërçovës dhe u takua me kryetarin, Fatmir Dehari, me të cilin bisedoi për projekte të përbashkëta që lidhen me sigurinë dhe uljen e kriminalitetit.
 
Me këtë rast, ministri Spasovski përuroi edhe rikonstruimin e objektit të stacionit policor të Kërçovës.
 
Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, priti sot ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski, me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale të sigurisë dhe projektet e përbashkëta në favor të qytetarëve.
 
“Kjo është vizita e parë e një ministri të punëve të brendshme në komunën e Kërçovës që jep mesazhin e bashkëpunimit institucional, i cili në të ardhmen do të thellohet edhe më tepër”,- tha kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
 
“Me kryetarin Dehari biseduam për bashkëpunimin në mes të pushtetit lokal dhe policisë, për masat preventive të sigurisë. U njoftova se situata aktuale e sigurisë është stabile ndërkohë që kriminaliteti në këto hapësira ka shënuar rënie”,- tha ministri Spasovski dhe shtoi se me kryetarin Dehari ka biseduar për projektet e përbashkëta që do ta rrisin shkallën e sigurisë në Kërçovë.
 
Mnistri Spasovski përuroi rikonstruimin e tërësishëm të objektit të stacionit policor të Kërçovës, i cili ka kushtuar 3 milion e 300 mijë denarë.
 
Ky investim, tha ai, do të krijojë kushte për punë më efikase të punëtorëve policorë dhe paralajmëroi se në vitin e ardhshëm ministria ka ndarë 70 milion denarë për rikonstruimin e stacioneve policore në qytete të tjera të Maqedonisë.
 
SHABAN DALIPI