Maqedoni
Tetovë, Vetura goditi për vdekje çiklistin
02.01.2019 11:25
Një banor i Sedllarcës së Poshtme 51-vjeçar ka humbur jetën, pasi është goditur nga një veturë derisa po drejtonte biçikletën....
Aksidenti tragjik ka ndodhur pasi 51 vjeçari është goditur nga një veturë e tipit BMW me targa të Tetovës, e drejtuar nga një 22-vjeçar. Siç informojnë nga SPB - Tetovë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në rrugën Tetovë - Bërvenicë.
“Nga aksidenti çiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen", thonë nga SPB - Tetovë.
