Maqedoni
Zjarr në një shtëpi në Veles, humb jetën një 80-vjeçar
02.01.2019 11:40
Një 80 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Orizare e Epërme në Veles pasi shtëpia e tij u kaplua nga flakët....

I ndjeri ishte person me status të rrezikuar social, i cili ka jetuar duke mbledhur plastikë dhe mbeturina. Organet kompetente dyshojnë se pikërisht djegia e plastikave dhe materialeve të tjera e ka shkaktuar zjarrin. Rasti tragjik është konfirmuar edhe nga MPB.
“Gjatë shuarjes së zjarrit nga ana e Njësitit të zjarrfikësve - Veles është gjetur i vdekur personi me iniciale R. M.”, njoftojnë nga MPB. Sipas zëdhënësit të SPB - Veles, Verolub Dodevski, trupi i 80 vjeçarit është shkrumbuar, prandaj edhe nuk është dërguar për obduksion. Në vendin e ngjarjes po bëhet ekspertizë.
