Maqedoni

LSDM: Po zgjidhet problemi i kopshteve për fëmijë

02.01.2019 12:00

Partia në pushtet LSDM, thekson angazhimin e saj për të zgjidhur problemin me kopshtet për fëmijët....

Partia në pushtet LSDM, thekson angazhimin e saj për të zgjidhur problemin me kopshtet për fëmijët, duke shtuar se janë hapur 13 kopshte të reja dhe 11 janë në fazën e hapjes. Nga kjo parti thonë se qeveria e tyre është e vendosur në realizimin e detyrave për sigurimin e cilësisë dhe kushteve adekuate për fëmijët.
 
“Po zgjidhet problemi me mungesën e kapaciteteve për përkujdesjen e fëmijëve, po investohet në ndërtimin e kopshteve të reja, sidomos në rajonet rurale, të cilat janë harruar me vite”, thonë nga LSDM.
 
Ata shtojnë se përveç që përforcohet kuadri, i kanë rritur edhe pagat për punëtorët në kopshte.