Amnistia për “27 prillin”, Joveski kundër, por ligji duhet respektuar

02.01.2019 18:19

Prokurori i përgjithshëm, Lubomir Joveski, tha se nuk do të kishte amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend...

Prokurori i përgjithshëm, Lubomir Joveski, tha se nuk do të kishte amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, nëse kjo do të varej prej tij. 

“Nëse kjo varej nga unë dhe prokurorja që merret me rastin, Vilma Ruskovska, kjo nuk do të kishte ndodhur. Megjithatë, ky është qëndrimi im profesional dhe Kuvendi kur e miratoi ligjin, vlerësoi rrethanat e tjera që unë nuk i di”, tha Joveski në intervistën për Agjencinë shtetërore të lajmeve MIA.

Sipas tij, prokuroria do të veprojë në mënyrë profesionale deri në përfundimin e lëndës.

“E kuptoj zhgënjimin e qytetarëve dhe reagimet, por ky është një vendim politik. Prokuroria është e detyruar ta zbatojë ligjin”, shtoi Jovoski në intervistën për MIA-n.