Shfrytëzimi i ndihmës sociale, nga 3 janari afati për rinovimin e dokumentacionit

02.01.2019 18:54

Për të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale, prej nesër fillon afati për rinovimin vjetor të dokumentacionit...

Për të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale, prej nesër fillon afati për rinovimin vjetor të dokumentacionit, që do të zgjasë deri më 28 janar.

Për të vazhduar shfrytëzimin e ndihmave sociale, të gjithë shfrytëzuesit do të duhet të dorëzojnë kërkesë të re, e cila merret në qendrën e paraqitjes. Gjatë dorëzimit të kërkesave, shfrytëzuesit duhet patjetër të kenë me vete letërnjoftimin personal dhe të anëtarëve të rritur në familje.

Çdo anëtar mbi 18 vjeç i familjes që shfrytëzon të drejtën për ndihmë sociale, e ka të obliguar të jetë i paraqitur në Agjencinë për punësim.

Kjo paraqitje në fakt është edhe parakusht për realizimin e të drejtës për ndihmë sociale, që pritet të transformohet në ndihmë të garantuar minimale sipas Ligjit të ri për mbrojtje sociale, i cili pritet të sillet së shpejti.