Maqedoni
Prilep, gjendet i vdekur një i ri
03.01.2019 11:34
Një person i moshës 24 vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prilep...

Siç informojnë nga Policia, dje rreth orës 14:50, B. V. ka denoncuar se në të njëjtën ditë rreth orës 13:00, në rrugën Fitorja, në Prilep, në shtëpinë e tij ka gjetur të vdekur 24-vjeçarin J. S. nga Prilepi.
Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është konstatuar vdekja, pa shenja dhune. Është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion.
