Maqedoni

Spiraki: Demokracia e Re nuk e ratifikon Marrëveshjen e Prespës

03.01.2019 15:00

Zëdhënësja e Demokracisë së Re, eurodeputetja, Maria Spiraki, në intervistën për radion greke “Njus 247”...

Zëdhënësja e Demokracisë së Re, eurodeputetja, Maria Spiraki, në intervistën për radion greke “Njus 247”, edhe një herë ka ripërsëritur se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, as në këtë përbërje parlamentare e as në përbërjen e re.
 
“Këtë ne e kemi thënë në të gjitha bashkëbisedimet tona edhe jashtë Greqisë, me të njëjtin fjalor, e kemi thënë në të gjitha gjuhët. Demokracia e Re nuk do të ratifikojë Marrëveshjen, as në Parlamentin aktual e as në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, ku ne do të kemi shumicën”,- ka deklaruar Spiraki. 
 
Sipas korrespodentit të MIA-s nga Athina, në lidhje me deklaratat e partnerit të koalicionit qeveritar dhe liderit të Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, se do të tërhiqet nga qeveria kur marrëveshja të gjendet në parlamentin grek, Spiraki thotë se një veprim i tillë do të krijonte një situatë të re, në të cilën qeveria Tscipras do të duhej të rikërkonte besimin nga parlamenti.
 
“Tërheqja e z. Kamenos dhe ministrave të tij nga qeveria, në mënyrë të patjetërsueshme do ta sillte kryeministrin Tscipras në një situatë kur do t’i duhet të kërkonte votëbesim të ri nga parlamenti. Në të kundërtën, qeveria e tij nuk do të kishte legjitimitet”,- ka deklaruar Spiraki.
 
Rreth mundësisë për dorëzimin e një iniciative nga Demokracia e Re për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, Spiraki edhe një herë ripërsëriti se “të gjitha armët janë në tryezë”, por se cila prej tyre do të përdoret, kjo varet nga vendimi i liderit të partisë, Kiriakos Micotakis. 
 
FITORE DEMOLLI