Maqedoni
Jovevski: PSP vendosi kritere të reja për prokuroritë
03.01.2019 15:47
Prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski, potencon nevojën thelbësore për përcaktimin e asaj se kush do të mbikëqyrë punën e Prokurorisë Speciale Publike...

Ai potencon se Prokuroria Speciale Publike ka vendosur kritere të reja dhe perceptim të ri për prokurorinë, para së gjithash në hetimin e lëndëve dhe zgjedhjen për pavarësi të plotë financiare.
“PSP është e përkushtuar në një mënyrë tjetër të punës, siç është transparenca në punë. Edhe përkundër asaj që në disa procedura nuk pajtohem, angazhimi im është që PSP, në pjesën e veprave penale për të cilën është themeluar, ta mbajë pavarësinë e deritanishme për ato vepra penale, ndërsa duke pasur parasysh se i jepen kompetenca për vepra penale nga fusha e korrupsionit nga persona të zgjedhur dhe emëruar dhe vepra penale më të vështira, për ato kompetenca të vlejnë rregullat e përgjithshme si dhe për prokuroritë tjera. Kuptohet se për procedura të caktuara duhet të përcaktohet pavarësia e saj, por veçanërisht konsideroj se është thelbësore të vendoset kush do të kryejë mbikëqyrje mbi punën e kësaj prokurorie”,- tha në intervistë për MIA-n prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski.
Ai shpreh nevojën edhe për 230 prokurorë të rinj për funksionim normal dhe efikas të Prokurorisë Themelore Publike, pasi që mungesa e 60 prokurorëve ka paraqitur problem në funksionimin e prokurorisë.
GAZMEND REXHEPI
