Amnistia, priten vendimet e Gjykatës së Apelit
Implementimi i Ligjit për Amnisti e ka përgjysmuar numrin e të akuzuarve në procesin gjyqësor....

Implementimi i Ligjit për Amnisti e ka përgjysmuar numrin e të akuzuarve në procesin gjyqësor për ngjarjet e “27 prillit”, njofton “TVM2”.
Numri i të amnistuarve mund të rritet varësisht prej vendimeve që do të marrë Gjykata e Apelit në bazë të ankesave të dorëzuara nga të akuzuarit të cilëve iu është refuzuar amnistia.
Nga Gjykata e Apelit nuk arritëm të marrin informata të sakta se sa është numri i ankesave të parashtruara të cilat pritet të merren në shqyrtim javën e ardhshme. Përderisa akoma nuk dihen vendimet e Gjykatës së Apelit sa u përket ankesave të parashtruara për të akuzuarit, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Igor Jug dhe Jani Çento, që nuk dorëzuan kërkesë për amnisti, është e sigurt që deri në fund do të jenë pjesë e procesit gjyqësor dhe do të presin aktvendimin e gjykatëses, Dobrilla Kacarska.
Pasi Gjykata Penale nuk i amnistoi, vendim nga Gjykata e Apelit presin: Goranço Angelovski-Qoseto, Goran Gjoshevski-Levi, Munir Pepiq, Mitko Peshov, Aleksandar Vasilevski - Ninxha, Nikolla Mirevski-Kolo, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski dhe Abdulfeta Alimi. Për të akuzuarit, Mlladen Dodevski, Vlatko Trajkovski dhe Vilijam Mihaillovski nuk dihet nëse kanë parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
Në grupin e parë të të amnistuarve ishin pesë deputetët: Krsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Lupço Dimovski, Luben Arnaudov dhe Johan Tarçullovski. Në grupin e parë të të amnistuarve ishin edhe Ivan Cvetanovski, Elena Bocevska – Vozhinovska - e punësuar në kabinetin e Trajko Veljanovskit, organizatorët e protestave, Bogdan Ilievski, Boris Damkovski, Vllado Jovanovski, transmeton “TVM2”.
Përveç tyre, amnisti fituan edhe Zaharie Simonovski, Ilija Sllavevski, Mitre Pitropovski, si dhe vëllezërit, Stefan dhe Mihaill Mlladenovski, të cilët gjatë procesit gjyqësor zbuluan se organizatorë të ndodhive në Kuvend kanë qenë struktura të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
