Maqedoni

Gjykimi për “27 Prillin”: Më 15 janar, në gjykatë 18 personat e pa amnistuar

04.01.2019 09:37

Më 15 janar në bangën e të akuzuarave në Gjykatën Penale do të duhet të ulen 18 të akuzuar për “27 Prillit”...

Më 15 janar në bangën e të akuzuarave në Gjykatën Penale do të duhet të ulen 18 të akuzuar për “27 Prillit”, të cilëve u është refuzuar kërkesa për amnisti ose nuk kanë bërë një kërkesë të tillë.

Të akuzuar për dhunën nq kuvend,  ishin 33 perosna, 18 prej të cilëve do të vazhdojnë të gjykohen edhe më tej për shkak të mospranimit të kërkesave për amnisti.

Në bangën e të akuzuarve janë edhe  pesë persona që  nuk kanë kërkuar amnisti: ish-derejtori i shërbimit sekret Mitko Çavkov, agjenti policor Dushko Llazarov, drejtuesit e protestave “Për Maqedoninë e përbashkët”, Igor Durllovski dhe Jane Çento dhe Igor Jug nga oraganizata partiake e VMRO-së, si dhe 13 të akuzuar tjerë të cilëve u është refuzuar kërkesa.

Procesi gjyqësor për këtë rast është në fazën finale dhe më 15 janar priten fjalët përfundimtare që lënda e këtij rasti të mbyllet përfundimisht.