Maqedoni

Zaev në takim me Kasamin, kërkon votat për ndryshimet kushtetuese

04.01.2019 10:46

Në kërkim të votave të domosdoshme për votimin e fundit të Ndryshimeve kushtetuese në Kuvend...

Në kërkim të votave të domosdoshme për votimin e fundit të Ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, Kryeministri Zaev sot pasdite do të takohet me kryetarin e lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Në takim pritet të shqyrtohen  kërkesat që Besa e Kasamit ka  shtruar  si kusht që partia e tij të votojë ndryshimet kushtetuese. 

Zaev është optimist se do ti marrë votat e Besës pasi paraprakisht ka potencuar se partitë opozitare shqiptare janë mbështetës të rrugës evropiane të Maqedonisë.

Takim të ngjashëm do tëmbajë edhe me kreun e Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela. Por nga ASH ende kanë dilema nëse do të votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe deklarojnë  se Antarësimi në BE dhe NATO është po aq i rëndësishëm sa edhe statusi i shqiptarëve.

Kuvendi duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese deri në mes të janarit.

Nëse marrëveshja miratohet edhe në kuvendin e Greqisë, Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës që në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të fillojë edhe negociatat për anëtarësim në BE.