Maqedoni

Deklarata e Ramës për kufijtë, Zaev: Edhe unë do t’i hiqja kufijtë, siç ka bërë BE

04.01.2019 13:05

Kryeministri, Zoran Zaev, nuk sheh asgjë kontestuese në deklaratën e fundvitit të homologut të tij shqiptar, Edi Rama..

Kryeministri, Zoran Zaev, nuk sheh asgjë kontestuese në deklaratën e fundvitit të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, për hapje të kufijve të Shqipërisë me fqinjët, përfshirë edhe atë me Maqedoninë.

Në pres konferencën e djeshme, Zaev tha se edhe ai njësoj si Rama, mendon se heqja e kufijve sjell përfitime ekonomike dhe përshpejtim të transportit të mallrave.

"Unë do të hapja të gjithë kufijtë menjëherë, siç është në BE, shumë mirë e di se besimin duhet ta bartim nga njëri tek tjetri. Procesi duhet të vazhdojë, duhet t’i besojmë të gjitha institucioneve në Serbi dhe Shqipëri kur i japin dokumentet për hyrje në Maqedoni",- tha Zaev.