Bora në Tanushë arrin në një metër, bllokohen në stacionin policor 10 policë

04.01.2019 16:43

Në Tanushë të rajonit të Karadakut, shtresa e borës ka arritur në një lartësi prej një metër....

Në Tanushë të rajonit të Karadakut, shtresa e borës ka arritur në një lartësi prej një metër, duke pamundësuar lëvizjen e banorëve, por edhe të policisë, njofton “TVM2”.

Siç bëjnë të ditur nga MPB: "Për shkak reshjeve të dëborës prej dje, nuk është bërë kryerje e ndërrimit të zyrtarëve policorë në Tanushë, por masat po ndërmerren për ta bërë këtë së shpejti. Punonjësit e policisë kanë ushqim të mjaftueshëm dhe ne jemi në komunikim të vazhdueshëm,"- thonë nga Ministria e Brendshme.  Për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, komunikacioni rrugor edhe në disa pjesë tjera të vendit po zhvillohet në kushte të rënduara, prandaj janë aktivizuar shërbimet e dimrit, të cilat kanë shpërndarë disa tonelata krip.

Dëborë me intensitet të madh ka pasur në Manastir, Kriva Pallankë, Dellçevë, Demir Kapi, Gostivar, Mavrovë dhe në kalimin malor të Strazhës.

Lidhja Auto Moto rekomandon që të rregullohet shpejtësia e lëvizjes, respektimi i sinjalizimit të trafikut dhe menaxhimi me kujdes i automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku vërehet mjegulla në mëngjes, si dhe mundësinë e rrëshqitjes së dheut.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrjen dhe daljen nga shteti.(Sedat Selimi, TVM2)