Maqedoni
Reshjet e borës, vështirësojnë lëvizjen e fshatrave të malësisë së Tetovës
05.01.2019 13:50
Deri se nga komuna e Tetovës thonë se rrugët e Malësisë janë të pastruar dhe të kalueshme për banorët një gjë të tillë nuk e thonë....

Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuare lëvizjen e lirë të banorëve, Veshallës, Bozofcës, Brodecit dhe Shipkovicës, siç edhe po shihet prapa meje rruga nuk është e pastruar siç duhet. Ndërkohë ata ankohen se nuk hidhet as rërë as krip. Ndërsa edhe eksevatori kalon vetëm një herë në 24 orë.
"Berbat është në hallë, nuk është mirë nga fshati Veshallë vijmë. Kërkojmë nga komuna të angazhohet me mirëmbajtjen e rrugës pasi kemi njërës me s'mundje të ndryshme,pleq gra"....
"Rruga është katastrofë,nuk pastrohet as pakë shiheni vet. Fugin rërë dhe krip por shumë pakë. Gjatë natës nuk lëvizet as pakë edhe me pas s'mundje zor nuk lëvizet"....
"Ka nevojë pakë më tepër, ka nevojë një angazhim më i madh, pasi malësia dihet bora këtu është më e vështir, dhe më shumë bie dhe duhet të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim, dhe ato që kanë marrë tenderin të kryen me detyrën e vete", thanë banorët.
Nga komuna përsëri thonë se rrugët e malësi janë të kalueshme, edhe pse me vështirësi.
"Rrugët në malësinë e Sharrit pastrohen rregullisht, por shkaku i reshjeve të vazhdueshme të borës, sidomos gjatë natës, rrugët rezultojnë të kalueshme por me vështirësi. Rekomandojmë popullatën që pa goma dimri dhe zinxhirë mos të lëvizin”, tha Armend Fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Por as rruga regjionale Tetovë-Kodra e Diellit nuk është për të dëshiruar, si pasoj e mos pastrimit si duhet ka edhe aksidentet shpeshherë banorët rrezikojnë jetët e tyre.
VISAR SADIKI
