Maqedoni
Vazhdon vaksinimi kundër fruthit, mjekët: Vaksina është cilësore, mbroni fëmijët
05.01.2019 14:58
Pas shpalljes së epidemisë së fruthit në Shkup këtë javë, dhe mospranimit në kopshe të fëmijëve të pavaksinuar....

Pas shpalljes së epidemisë së fruthit në Shkup këtë javë, dhe mospranimit në kopshe të fëmijëve të pavaksinuar, një numër I konsiderueshëm i prindërve, kanë nxituar të vaksinojnë fëmijët e tyre në qendrat e vaksinimit po ka disa ditë që po bëhet vaksinimi I jashtëzakonshëm.
"Po gjithmonë kur i ka ardhur koha ti merr vaksinat i ka marrë me rregull, i kam vaksinuar, mendoj që I mbrojnë nga sëmundjet"...
"Po e kam vaksinuar", thanë prindërit e anketuar.
Por numri i të vaksinuarve përmes kësaj urdhërese ende është i ulët pasi janë 15 mijë persona që nuk e kanë marrë vaksinën kundër fruthit. Vaksinimi i fëmijëve është obilgim i detyrueshëm i çdo prindi përkujtojnë mjekët. Sipas tyre, përfitimet nga marrja e vaksinave, janë të shumta dhe parandalojnë shumë sëmundje që në të kaluarën kanë qenë vdekjeprurëse.
"Të mirat e vaksinimit janë të shumta. Falë vaksinimit fëmijët janë të mbrojtur 90% deri në 95% nga të gjitha sëmundjet e rënda si tuberkuloza, kolli I keq, variçela, paraliza te fëmijët, që veçmë janë çrrënjosur. Por ka edhe sëmundje të tjera si tetanozi, ngërçi i keq dhe fruthi që mund të shkaktojnë ndezje në tru. Vajzat pikërtisht duhet të vaksinohen pasiqë sëmundja e rubeolës mundet në të ardhmen tu shkaktojë probleme në shtatzani, faktikisht abortim. Edhe te gjinia mashkullore mosmarrja e vaksinave shkakton sterilitet. Sëmundjet ngjitëse nuk janë të lehta, ato mund të jenë edhe fatale", tha Elizabeta Trajkovska, pediatre.
Mjekët sigurojnë se vaksinat janë cilësore dhe të sigurta. E sidomos asnjë studim serioz nuk ka treguar se vaksina e fruthit është shkaktare e autizmit.
"Vaksinën e fruthit e shmangin me arsyen se shkakton autizëm. Ne kemi marrë shumë konfirmime nga shtetet jashtë vendit që na vërtetuan se nuk janë vaksinat shkaktarë të autizmit, ka tjera shkaqe për këtë sëmundje", tha Trajkovska.
Mjekët u rekomandojnë të gjithë prindërve veçanërisht nënave që ti vaksionojnë fëmijët e tyre në kohë për t’ju mundësuar atyre një jetë të shëdetëshme.
VLORA LATIFI TOPOJANI
