Maqedoni
Anëtarësimi në NATO, Sheqerinska: Protokoli gati pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës
05.01.2019 17:24
Protokoli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të përgatitet në momentin kur marrëveshja....

Protokoli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të përgatitet në momentin kur marrëveshja e Prespës do të ratifikohet dhe zbatohet sikurse nga Maqedonia ashtu edhe nga fqiu grek, ka deklruar ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska. Sipas saj I gjith fokusi I qeverisë është I përqëdnruar në zbatimin e marrëveshjes së prespës dhe presin që edhe Greqia të verojë njëjtë.
“Menjëherë pas ratfikimit të Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek, shumë shpejtë do të përgatitet protokoli I NATO-s dhe I njëjti menjëherë do të vëhet në rend dite në parlamentin grek. Kjo do të thotë se nga shkurti Maqedonia do të përmbush synimin strategjik, do të ulemi në tavolinë ku merren vendimet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me rajonin por edhe paqen dhe sigurinë në botë”, tha Sheqerinska.
Komentet e tilla ministrja Sheqerinska I bëri gjatë vizitës së pjesëtarëve të ushtrisë në kufirin jugor me Greqinë. Sheqerinska vlerësoi se gjendja në kufirin jugor është e qetë ndërkaq u bisedua për bashkëpnimin e armatës me më shumë institucione si dhe përmirësimin e kushteve dhe pajsijeve me të cilat disponon armata.
MERAL ISMAILI
