Maqedoni
VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në, Sllaveva: Vaksinimi kundër fruthit, për pikë politike
05.01.2019 18:25
Për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit ....

Për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit VMRO DPMNE akuzon Ministrinë e Shëndetësisë dhe LSDM-në se vaksinimi masiv po bëhet për pikë politike.
"Hipokrizia e LSDM-së nuk ka kufi. Në vitin 2011 LSDM udhëhoqi fushatë kundër vaksinimit në prag të një epidemie ndërkaq tani që kur u shpall epidemia e fruthit, bëjnë furnizimin e vaksinave në vlerë prej mbi 10 milion euro dhe kërcënohen me gjoba në rast të mos pranimit të vaksinës. Sipas LSDM kur ishte në opozitë vaksinimi masiv asjnëherë nuk praktikohet në prag të epidemisë sepse është e nevojshme një periudhë e caktuar që të krijohet imunitet, ndërsa tani kur janë në pushtet, vaksinimi është i detyrueshëm si dhe obligim i prindërve. Cilës LSDM t’i besojnë qytetarët? Asaj që krijonte panikë me vetëdije kundër vaksinimit, apo LSDM-së së tanishme?”, tha Maja Sllaveva, nga VMRO–DPMNE.
