Maqedoni

Ndërrmarësia sociale, përgatitet ligj i ri dhe ndihma nga shteti

06.01.2019 13:54

Shteti do ta zhvillojë ndërrmarësinë sociale, për të nxitur kompanitë që në agjendën e tyre nuk do të mendojnë për profitin, por për të mirën shoqërore....

Këto kompani do të përfitojnë ndihmë nga shteti. Ministria për Punë dhe Politike sociale, po përgatit ligjin që pritet të miratohet këtë vit. Parashikohet që edhe furnizmet publike të jenë pjesë e zhvillimit të ndërrmarjeve sociale.
 
"Po përgatitet propozim ligji për furnizimet publike, ku në nenin 29, ka një klauzulë për furnizime publike të rezervuara për shoqatat që punojnë në sferën sociale, arsim dhe kulturë. Kjo do të thotë se cdo komunë ose furnizues shtetëror, të mundet të blejë shërbime nga këto ndërrmarje sociale në një periudhë prej maksimum 3 vitesh", thonë nga Ministria për Punë dhe Politike sociale.
 
Një nga qëllimet e ligjit për ndërrmarësi sociale, është ndryshimi i sistemit pasiv të ndihmës sociale dhe nxitja e rritjes ekonomike. me këtë do të hapen vende të reja pune edhe për qytetarët e kategorive të rrezikuara sociale. Por nuk është vetëm ky qëllimi i këtyre ndërrmarjeve. Ligji për ndërrmarësi sociale përfshin më shumë sektorë dhe pritet të shpallen thirje publike në të cilat mund të përgjigjen shoqata apo organizata që do të sigurojnë shërbime për shoqërinë, që do të paguhen nga shteti.
 
"Kjo përfshin edhe punësimin e personave nga kategoritë e rrezikuara sociale por nuk do desha ta përkufizon ndërmarësinë sociale vetëm me punësimet e kategorive të rrezikuara të qytetarëve. Interpetimi më adekuat do të ishte “ndërrmarësi shoqërore” dhe jo “ndërrmarësi sociale”, sepse fjala socale te ne nënkupton vetëm kategoritë e rrezikuara sociale, ndërsa ndërrmarjet sociale mund të përfshijnë më shumë sfera. Ndërrmarësia sociale nënkupton një mision dhe vizion të atyre personave që kapitaline tyre nuk duan ta mbajnë vetëm për vete, por ta ndajnë me shoqërinë", thonë nga MPPS.
 
Në vendet e BE-së pjesa e ndërrmarësisë sociale funksionon me shumë sukses. Janë mbi 2 milion ndërrmarje të tilla, me rreth 17 milionë të punësuar.
 
SEDAT SELIMI