Maqedoni

Ndryshimet në tregjet e gjelbërta, tregëtarët: Nuk dimë asgjë, nuk na informojnë

06.01.2019 14:16

Ме ndryshimet e reja ligjore, është ende e paqartë nëse shitësit e produkteve jo-ushqimore....

Ме ndryshimet e reja ligjore,  është ende e paqartë nëse shitësit e produkteve jo-ushqimore dhe të atyre të tekstilit, do të qëndrojnë brenda tregut të gjelbërt ose do të dislokohen.  
 
Të anektuar nga TVM2 shitësit shprehen se akoma nuk iu është njoftuar diçka e tillë, edhe pse thonë se zërat e tillë, që po plasohen edhe nga disa media, sigurisht që i kanë frikësuar, pasi shumë prej tyre sigurojnë ekzistencën nga shitja në tregjet e gjelbërta, e produkteve jo-bujqësore. 
 
“Nuk e di, na kanë thënë por s’dim asgjë, s’di çfarë të të them”...
 
“Nuk dinë çfarë të bëjnë. Sa i përket diskolimit, jo, nuk na kanë informuar asgjë”, thanë tregtarët.
 
Por Ministri i Ekonomisë, Bekteshi hedh poshtë të gjitha zërat, për një dislokim të mundshëm të këtyre shitësve. Sipas tij, ajo çfarë është shitur deri më tani nëpër tregje, do të vazhdojë të shitet edhe më tutje, përfshirë edhe produktet jo bujqësore.
 
"Nuk është paraparë që të dislokohen shitësitë e tesktilit apo ata që shesin produkte jo bujqësore. Pra këta do të kenë të drejtë që edhe më tej të shesin nëpër tregjet e Republikës së Maqedonisë”, tha Kreshnik Bekteshi.
 
Në ligjin për tregjet e gjelbërta thuhet qartë se: “Mallrat të cilat mund të shiten nëpër tregjet e gjelbërta , i përcakton Qeveria e Repulikës së Maqedonisë me propozim të Ministrisë së Ekonmisë dhe me  pajtim të Ministrisë së Bujqësisë dhe drejtorit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari”. Pra ndryshimet në ligjin për tregjet e gjelbërta, në asnjë mënyrë nuk do të prekin ata që fitojnë jetesën në këto tregje, por janë bërë pikërisht për të përmirësuar kushtet për punën e tregëtarëve të ligjshëm në këto tregje. 
 
ZEKIRJA MEXHITI