Maqedoni
Fillon sezoni turistik në Kodrën e Diellit, Turistët: Jemi të zhgënjyer mga kushtet që ofrohen
06.01.2019 14:46
Ka filluar sezoni i ri turistik në Kodrën e Diellit, por me problemet e vjetra,mungesë, rendi....

Ka filluar sezoni i ri turistik në Kodrën e Diellit, por me problemet e vjetra,mungesë, rendi, mos funksionimi i teleferikut me tre ulëse dhe shumë probleme tjera. Turistët që kanë vizituar këtë qendër turistike shprehen mjaftë të zhgënjyer nga kjo gjendje, ka nga ata qe kanë vizituar për herë të parë, dhe sipas tyre kjo do jetë dhe e fundit.
"Hera parë është dhe besojë se e fundit, po shihet as nuk ka kushte as një lift nuk punon por edhe nëse punojnë një dy të vogël atje, pesë orë duhet me prit për një herë me hip lartë"...
"Po kthehemi se nuk ka kushte, na kanë zhgënjyer kemi ardhur nga Kosova me skiu, liftet nuk punojnë as një. Ne kemi bërë shpenzim kemi paguar skia jemi munduar por siç shihet s'ka as gjë"...
"Nuk ka kushte skiliftat nuk punojnë"...
"Nuk ka teleferik të mirë. Herë punonte herë nuk punonte më shumë nuk punonte. Nga Kosova kemi ardhë", thanë turistët për TVM2.
Nga Nisma të shpëtojmë Kodrën e Diellit, kërkojnë që gjithçka të funksionoj,dhe bënë apel qeverisë dhe përgjegjësve të qendrës turistike Kodra e Diellit që të marrin masa në të kundërt do të bllokojnë çdo rrugë që dërgon në Kodrën e Diellit.
"Ne kërkojmë që gjithçka të funksionoj dhe të jetë ne rregull,për këtë përgjegjësi përveç drejtorisë duhet të mbajë edhe Agjencioni për zhvillim dhe turizëm, i cili e ka në këtë hije edhe këtë qendër turistike, gjithsesi edhe Elemi, por edhe qeveria e Maqedonisë. Bëjmë apel deri tek qeveria te të gjitha organet nga java tjetër do të bllokojmë edhe rrugët kryesor të cilët çojnë për në Kodrën e Diellit", tha Hamdi Sulejmani nga nisma të shpëtojm Kodrën e Diellit.
Nga Elemi dhe Drejtori i Kodrës së Diellit, nuk deshën të prononcohen para kamerave, por u shprehën se fluksi i madh i turistëve, ka bërë që edhe teleferikët të mos përbllojn. Ata theksuan se nga dita e nesërme gjithçka do të stabilizohet.
Përderisa Kodra e Diellit përballet me problem të shumta, problem tjetër janë edhe vend parkimet të cilat qytetarët detyrohen veturat e tyre ti parkojnë disa kilometra nga Kodra e Diellit.
VISAR SADIKI
