Maqedoni

Kumanovë, aktivitete për sigurinë në trafik

06.01.2019 15:21

Në kuadër të “Java e sigurisë së trafikut në Kumanovë”, të cilën e zbatojnë këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor...

Në kuadër të “Java e sigurisë së trafikut në Kumanovë”, të cilën e zbatojnë këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor, sektori për preventivë pranë SPB-Kumanovë, këshilli komunal për siguri në trafik dhe shkollat fillore ndërmorrën një sër aktivitetesh për sigurinë në trafikun urban në qytetin e Kumanovës.
 
 “Jemi duke bërë anketë me qytetarët tanë lidhur me sigurinë në trafik dhe zbatimin e rregullave dhe normave ligjore në trafik gjatë lëvizjes së vozitësve dhe këmbësorëve në trafik. Anketën janë duke e bërë nxënësit, qytetarëve të Kumanovës”, tha mes tjerash Bojan Petkovski.
 
“Fëmijët kanë mundësi ti anketojnë vozitësit duke u parashtruar disa pyetje si për shembull: A kanë kaluar ndonjëherë në të kuqe?, Sa e shfrytëzojnë rripin e sigurisë në makinë?, A flasin në telefon apo shkruajnë sms-porosi gjatë vozitjes?, A vozisin shpejtë? dhe A u japin përparësi këmbësorëve në trafik?. Me këtë duam të kemi një pasqyrë se sa janë të sinqert në përgjigje të anketuarit dhe sa të njejtat praktikohen në qytetin e Kumanovës e me këtë tu dërgohet porosi të gjithë pjesmarrësve në trafik se të gjitha këto rregulla dhe dispozita duhet të respektohen sidomos para dhe afër shkollave ku ka frekuencë të madhe të fëmijëve”, u shpreh mes tjerash Violeta Bogdanovska nga SPB-Kumanovë.
 
Bogdanovska gjithashtu na njoftoi se në kuadër të kësaj fushate do të bëhet vizitë edhe disa objekteve hotelerike ku do të kryhet alko-testi.
 
Ndrzshe në këtë fushatë janë kyqur 120 nxënës, anëtar të njësive shkollore të trafikut nga të gjitha shkollat e qytetit.
 
FATLUM AQIFI