Maqedoni

Epidemia e fruthit, s’ka raste të reja të fëmijëve të infektuar

06.01.2019 16:22

Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar raste të reja të të infektuarve nga fruthi....

Në klinikën e sëmundjeve infektive ditëve të shkuara janë hospitalizuar 8 persona. Tek një pjesë e tyre janë paraqitur komplikime, megjithatë gjendje e tyre është stabile. Ndërkohë vazhdon vaksinimi pasi kompetentët para katër dite shpallën epidemi në Shkup. Mjekët kujdestar po punojnë për festa nëpër gjitha poliklinikat edhe pse ka rënë intensiteti i vaksinimit.
 
“Janë vendosur turne, pasi prindërit u ankuan se nuk mund të arrijnë, janë në punë apo të ngjashme. Mirë po kalon dita, kishim disa pacientë, I vaksinuam ata”, tha Sabina Smailloviq, mjeke.
 
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se deri më tani janë vaksinuar mbi një mijë e 60 fëmijë. Kjo vaksinë meret kur fëmiu ka një vjet, por sipas mjekëve pjesa më e madhe e prindërve kanë shtyrë vaksinimin për çështje sigurie. Mjekët apelojnë se vaksinat janë të sigurta dhe çdo prindër mund që të kontrollojë afatin e përdorimit dhe prodhuesin.
 
“Fëmijët s’janë vaksinuar me vendim të prindërve të tyre pasi kanë pasur dyshime. Tani kur është ngritur vetëdija, ata prindër tanimë kanë sjellë për vaksinim fëmijët. Vaksinat janë të sigurta nga prodhues I sigurtë. Ministria e shëndetësisë në vazhdimësi publikon informacionet se janë prodhim belg, afati I përdorimit kalon në korrik të 2019-ës dhe se nuk shpejtojmë që ti harxhojmë”, tha Smailloviq.
 
Ende vazhdon urdhëri I Ministrisë së Shëndetësisë se fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në kopshte me qëllim të parandalimit të epidemisë. Dënimet për prindërit janë nga 350 deri në 650 euro në rast të mosvaksinimit të fëmijës.
 
MERALE ISMAILI