Maqedoni

Fondacioni “Albiz”, 175 bursa, për dy kategori studentësh

06.01.2019 16:52

Fondacioni Albiz edhe këtë vit vazhdoi misionin e tij, ndarjen e bursave për dy kategori studentësh.....

Bursat ndahen me qëllim që familjeve shqiptare t’u lehtësohet sadopak barra financiare për shkollimin e studentëve vlerëson Drejtori I Fondacionit Besir Dernjani. Sipas tij për këtë vit akademik janë ndarë 175 bursa, në dy kategori edhe atë për studentët me note të lartë mesatare dhe për kategoritë sociale të studentëve,ndërkohë që priorite kanë qenë studentët e drejtimeve deficitare.
 
"Kriteret kanë qenë nota mesatare ku për kategorinë e bursave ka qenë 7.5 e më lart, ndërsa për përfituesit e bursave sociale pragu ka qenë 7.5. Vlen të theksohet se ka pasur një numër të madh të aplikimeve 450 aplikime,dhe për komisionin ka qenë një punë e vështrirë për përzgjedhjen e e më të mirëve prej më të mirëve,por Komisioni është bazuar në kriteret e tij që janë transparenca,dhe vlerësimi i meritave të studentëve", tha Besir Dernjajni, drejtor i fondacionit “Albiz”.
 
Që nga themelimi I tij në vitin 2011 fondacioni Albiz ka synuar investimin në të ardhmen e shoqërisë, e ato janë studentët tanë dhe tani më shumica prej përfituesve të bursave janë punësuar në kompani shtetërore poashtu edhe ato private.
 
"Që nga themelimi deri më tani 1300 studentë janë paisur me bursa nga fondacioni, eshtë arritur impakti, por na gëzon edhe fakti se në shumë instutucione ndërrmarje dhe kompani janë punësuar një pjesë e bursistëve që kanë dalur si rezultat I përgjegjësive shoqërore të komapanive siç është edhe albizi", tha Dernjajni.
 
Përfituesit e bursave do shpallen zyrtarisht në ceremoni që do mbahet në muajin shkurt, ata vijnë nga Universitetet publike, UEJL dhe Universiteti Ballkanik. Vlera e bursës për këtë vit akademik arrin në  4200 den.
 
FLUTURA LATIFI