Maqedoni

Votimi i ndryshimeve kushtetuese, jozyrtarisht mësohet se janë siguruar 85 vota

06.01.2019 17:12

Disa ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese, jozyrtarisht mësohet se qeveria e kryeministrit Zoran Zaev...

Disa ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese, jozyrtarisht mësohet se qeveria e kryeministrit Zoran Zaev ka sigurar 85 vota për të mbështetur ndryshimin e emrit. Thuhet se shumicës do ti bashkangjiten katër deputetë të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, Daniella Rangellova, Magdalena Manaskovska dhe Dragan Danev. Deputeti I pastë që do ti bashkangjitet votimit të maxhorancës është deputeti I pavarur Panço Minov I cili kohë më parë u distancua nga VMRO opozitare. 
 
Thuhet që procesi vendoset në binarë falë ligjit për amnisti, ndryshimet në kodin penal si dhe lirimit nga paraburgimi të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov. Aktualisht BDI dhe LSDM kanë 68 vota në kuvend. Tetë vota vijnë nga deputetët e shkëputur nga VMRO-DPMNE si dhe 4 vota janë të opozitës shqiptare Aleancës dhe Besës. 
 
Këto të fundit kushtëzojnë votimin e ndryshimeve kushtetuese me amendamentet për barazi të shqiptarëve me maqedonët sikurse zyrtarizimi I gjuhës shqipe, shteti të kujdeset në mënyrë të barabartë për qytetarët e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në diasporë, presidenti i shtetit të mos mund të bllokojë miratimin e ligjeve duke mos i nënshkruar ato dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit të jetë pjesë e preambulës së Kushtetutës. 
 
Nga takimi I fundit midis kryeministrit Zaev dhe Bilall Kasamit nuk u arrit dakordim. Paralajmërime për takim të rradhës nuk ka edhe pse seanca për ndryshimet kushtetuese është caktuar më 9 janar.
 
MERALE ISMAILI