Maqedoni

Besimtarët ortodoks festojnë Buzmin

06.01.2019 17:35

Festa krishtere Buzmi I grumbulloi besimtarët krishterë ortodoks nëpër kasha ku ata kanë dëshiruar shendet dhe paqe...

Në mënyre tradicionale janë shpërndare degët e buzmi para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku kumbara i vjetër Vllatko Ognenovski e dorëzoi frymën dhe I dëshiroi fat kumbarës së ri Ljupçe Nikollovski.
 
"Të jemi shëndoshë e mirë të lumtur dhe me fat, të kemi besim dhe të respektojmë njëri tjetrin dhe perfundimisht mos të grindemi më me njëri tjëtrin", tha kumbara i vjetër Vllatko Ognenovski.
 
"Ndjesia se jam kumbarë dhe se për këtë festë duhet të gjitheve tu deshirojë lumturi fat dhe mirëqenie për mua ishte e veçantë", tha kumbarës së ri Ljupçe Nikollovski.
 
Besimtarët me qiri në dorë kanë deshiruar shendet dhe fat. 
 
"Është një festë e madhe për krishterizmin e cila duhet të respektohet dhe duhet të ket besim, duhet të gjitha mirësite dhe shenjterite të ndjehen te populli"...
 
"Bereqet shendet dhe fat per të gjithë ne", thanë besimtarët.
 
Një numër I madh I fëmijëve krijuan karvane buzmore si paralajm i festës së nesërme krishtere Lindjes së Krishtit. Kjo festë është amzë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re. Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet mysafirë.
 
BESIM ABDULLAI