Komunikacion në rrugë të lagështa

07.01.2019 10:57

Autoritetet kanë njoftuar se trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa....

Autoritetet kanë njoftuar se trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Vende-vende ka mbetje të borës nëpër rrugë që janë pastruar pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Ndërmarrjes Publike Rrugët e Maqedonisë.

Ndalesë nga ora 7:30 minuta është vendosur për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese për shkak të reshjeve intensive në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë.

Ndërkohë sipas sinoptikanëve  temperatura gjatë ditës pritet të lëvizin prej -6 deri 1 gradë celsius. Në Shkup parashikohet të mbajë mot i ngjashëm.