Krishterët ortodoksë e festojnë lindjen e Krishtit
Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet...

Në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet. Shënimi qendror mbahet në Kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z. z. Stefani do të mbajë liturgji të Shën Vasilit të Madh.
Me rastin e Krishtlindjeve, ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z. z. Stefani, bashkë me sinodin e shenjtë të KOM - Ipeshkvisë së Ohrit, deri te priftërinjtë, monarkët dhe deri te të gjithë besimtarët, dërguan urim për Krishtlindjet, në të cilin u urojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i përshëndetur me përshëndetjen e madhërishme – Lindi Krishti!
Festa e Krishtlindjeve është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit, llogaritet edhe fillimi i erës së re.
