Urime për paqe dhe bekimin e Zotit. Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjen

07.01.2019 15:29

Rreth 7 milion besimtarë të kishës së Lindjes festojnë sot Lindjen e Krishtit, festën më të rëndësishme të kalendarit kristian.....

Në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë u mbajtën liturgji për këtë ditë. Manifestimi qendror u mbajt në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, me urimet për paqe dhe bekim nga Zoti.
 
“Sa më shumë rritemi duke e jetuar besimin në Zot, aq më shumë do të kemi dashuri ndaj tij dhe ndaj njerëzve. Megjithatë, ne sot jetojmë me marrëdhënie ndërnjerëzore sikur akoma të mos kishim  dëgjuar këngën e engjëllit, sikur të mos na kishte prekur  thirrja për vullnet të mirë mes njerëzve”,- u shpreh prifti, Gjakon Antonio Dujovski.
 
“Së pari për të gjithë shëndet, fat dhe paqe. Posaçërisht i dëshiroj fat shtetit, i është i nevojshëm më besoni”,- tha një qytetar.
 
“Shëndet, dashuri, lumturi dhe të gjitha të mirat të gjithëve, të rinjve më shumë”,- theksoi një qytetar. 
 
Bakllavaja festive nuk ka se si t’i mungojë kësaj feste. Atë e gjen në çdo shtëpi, bashkë me bukën me një monedhë brenda, gështenjat dhe arrat. 
 
“Gështenjat, pemët, arrat janë bazë dhe si simbol u jepen fëmijëve. Bakllavaja hahet pas darkës solemne. Nuk ka familje që nuk ka bërë bakllava",- theksoi aktori, Kirill Andonovski.
 
Festa e Krishtlindjeve është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit, besimtarët e krishterë llogaritin edhe fillimin e erës së re. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)