Baily: Marrëveshja e Prespës siguron të ardhme të ndritur
Kompromiset në marrëveshjen e Prespës nuk janë të lehta...

Kompromiset në marrëveshjen e Prespës nuk janë të lehta, por kjo është një mundësi historike për një të ardhme të ndritur.
Kështu vlerëson Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, sipas të cilit qeveritë e dy vendeve treguan guxim dhe vendosmëri për të zghidhur kontestin disavjeçarë.
“Qytetarët e Maqedonisë qartë duan aderimin në NATO dhe BE. Kryeministrat Zaev dhe Tsipras dhe ministrat e tyre të jashtëm punuan për çështje jashtëzakonisht të vështira për të arritur deri tek marrëveshja e Prespës, e cila do të heqë pengesat për anëtarësim. Ata treguan guxim, durim, vendosmëri dhe përkushtim të madh për zgjidhjen e kontestit disa vjeçar”, - tha Baily.
Ai gjithashtu tha se guxim kanë treguar edhe deputetët të cilët votuan në Kuvend për hapjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese, duke i anashkaluar interesat partiake, duke kërkuar një të ardhme më të ndritshme për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.
Ambasadori Baily nuk shikon ndonjë alternativ tjetër për zgjidhjen e kontestit me Greqinë. Sa i përket Ligjin për Amnisti ambasadori amerikan tha se “vendimi i Kuvendit për miratimin e Ligjit për Amnistinë është një vendim i rëndësishëm politik, i miratuar përmes një procesi transparent dhe demokratik, i cili u mbështet nga një shumicë e madhe e deputetëve.
Në fund, mendoj se do të vlerësohet nëse ai ka arritur të ndërtojë një konsensus kombëtar të nevojshëm për të realizuar vullnetin e shumicës së qytetarëve për anëtarësimin në NATO dhe BE, një proces që do të forcojë sundimin e ligjit në vend”.
Zbatimi i marrëveshjes së Prepës dhe anëtarësim i Maqedonisë në NATO do ta forcojnë stabilitetin dhe sigurinë, ndërsa kjo do të sjell edhe rritje ekonomike, thekson ambasadori amrikan Baily.
