Vazhdon i ftohti polar, minus 21 në Berovë, prej nesër reshje të reja bore

08.01.2019 12:25

Gjatë gjithë kësaj jave në mbarë vendin do të mbretërojë mot i ftohtë....

Gjatë gjithë kësaj jave në mbarë vendin do të mbretërojë mot i ftohtë me temperaturë jashtëzakonisht të ulët, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. Sot në mëngjes në Berovë termometri shënoi minus 21 gradë celsius, në Manastir minus 20 dhe në Mavrovë minus 18.
 
Prej nesër sinoptikët paralajmërojnë për reshje të reja bore, sidomos në zonat malore. Nga “Makedonia pat” porosisin shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjeve, sidomos në qafat e maleve. Rrugët kryesore janë relativisht të pastruara dhe në zonat “e nxehta” intervenohet sa herë që ka nevojë.