IN MEMORIAM
08.01.2019 12:39
Mbrëmë në Strugë ka ndërruar jetë Arif Zhuta nga Veleshta....

Mbrëmë në Strugë ka ndërruar jetë Arif Zhuta nga Veleshta, humanist dhe veprimtar i njohur i çështjes kombëtare.
Tanimë i ndjeri njihet për veprimtarinë humanitare, duke nisur nga periudha e Luftës së Kosovës, Luftës së vitit 2001 në Maqedoni dhe në rastet e fatkeqësive natyrore në vendbanime të ndryshme shqiptare dhe jo vetëm. Veprimtaria e tij 50-vjeçare patriotike dhe humanitare është përfshirë në veprën me titull “Burri i Halleve” i autorit Nuri Rexhepi. Po ashtu për kontributin e tij humanitar në rajonin e Likovës dhe Haraçinës, komuna e Haraçinës e ka shpallur të njëjtin qytetar nderi.
Varrimi i Arif Zhutës bëhet sot në orën 15:00 në fshatin Veleshtë të Strugës.

