Kujdes nga gripi, IShP: 202 raste në vetëm dhjetë ditë

08.01.2019 12:51

202 raste të të sëmurëve me grip janë regjistruar vetëm në dhjetë ditët e fundit...

202  raste të të sëmurëve me grip janë regjistruar vetëm në dhjetë ditët e fundit, njofton Instituti i Shëndetit Publik në faqen e vet të internetit. Numri më i madh i rasteve është raportuar në grupmoshën më të madhe prej 15-64 vjeç. Shumica e rasteve janë raportuar në Gostivar,  në Tetovë dhe Kumanovë.
 
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një rritje në numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara me 12.6 për qind. Ulja e temperaturave sigurisht që ndikon, prandaj mjekët apelojnë për mosdalje pa nevojë jashtë, pirjen e sa më shumë lëngjeve të nxehta, sa më shumë fruta dhe sigurisht vizita tek mjeku nëse gjendja komplikohet.