Osmani: Marrëveshja e Prespës, kompromis mes shumë palëve

08.01.2019 13:03

Ai është optimist se kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese që dalin nga kjo marrëveshje...

“Marrëveshja e Prespës ishte kompromis mes palëve si mes Maqedonisë dhe Greqisë, ashtu edhe mes palëve brenda në vend”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Ai është optimist se kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese që dalin nga kjo marrëveshje. Ai këto vlerësime i bëri pas mbledhjes së Komitetit të Punës për Integrime Evropiane, i cili diskutoi Planin 18 të qeverisë.