Maqedoni

KRRE: Lirohen derivatet e naftës me 2.5 - 3 den. për litër

08.01.2019 17:00

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka shpallur çmimet e reja të derivateve të naftës....

Në pajtim me metodologjinë për përllogaritjen e çmimeve, prej sonte në mesnatë çmimet e shitjes me pakicë zvogëlohen  për 2.5 deri në 3 denarë për litër. Çmimi i Eurosuper – 95, Eurosuper -98 ulen për 2.5 denarë dhe çmimet e reja do të jenë 58,50, gjegjësisht 60, 50 denarë për litër.
 
Çmimi i Eurodizelit lirohet për 3 denarë, kështu që një litër dizel do të shitet për 55 denarë, derisa vaji i amvisërisë do të shitet për 43,50 denarë.