Qeveria, rreth 100 milionë denarë për uljen e ndotjes së ajrit
Qeveria miratoi propozim-programin për investim në mjedisin e jetesës për vitin 2019....

Qeveria miratoi propozim-programin për investim në mjedisin e jetesës për vitin 2019. Krahas programit për investime prej 130.8 miliardë denarë, për këtë program janë siguruar 98 milionë denarë.
Një pjesë do të dedikohen për mbështetjen e masave dhe aktiviteteve për uljen e ndotjes së ajrit me zbatimin e procedurës për furnizime publike. Pjesa tjetër e mjeteve do të ndahen mbi bazë të konkursit publik të cilin e shpall dhe e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në pajtim me Ligjin për mjedis të jetesës, me lidhjen e marrëveshjeve për ndarjen e mjeteve.
QEVERIA MIRATON PROGRAMIN PËR TRANSPLANTIM TË ORGANEVE
Qeveria gjithashtu miratoi propozim-programin për transplantim në Republikën e Maqedonisë për vitin e ardhshëm. Qëllimi i këtij programi është që të rritet numri i donatorëve nga person i vdekur përmes lehtësimit të procedurës së transplantimit të organeve dhe indeve në interes së pacientëve, rritje të numrit të transplantimit të organeve dhe indeve nga trupi i njeriut për shkak të kurimit.
Një pjesë e aktiviteteve të këtij programi do të drejtohen edhe ndaj ngritjes së vetëdijes te popullata për donimin e organeve dhe indeve, veçanërisht përmes informimit të opinionit për rëndësinë e transplantimit të organeve dhe indeve.
Ministrat miratuan edhe propozim-programin për sigurimin e mjeteve për kurim spitalor pa pagesë së pjesëmarrjes (participimit) për pensionistë dhe për sigurimin e mjeteve për shërbime shëndetësore spitalore të specialistit-konsultativ për shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës sociale në para në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.
Nga fusha e shëndetësisë, dje Qeveria e pranoi edhe propozim-programin për kurim të sëmundjeve të rralla në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.
