Filipçe: Nëse konfirmohet lëshim për vaksinat shfuqizohet marrëveshja me kompaninë
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se si Ministri e Shëndetësisë mbajnë përgjegjësi...

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se si Ministri e Shëndetësisë mbajnë përgjegjësi për cilësinë e vaksinave MRP dhe kriteret për furnizimin e tyre.
Ai tha se do të ndërmarrin gjithçka që është në suaza të veprimit të tyre dhe nëse vërehet lëshim do të shqyrtojnë mundësinë për shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve me kompaninë importuese dhe shpërndarëse të vaksinës MRP dhe për marrjen e lejes për punë.
Filipçe tha se të gjitha vaksinat janë me cilësi të mirë dhe nga prodhues origjinal Glakso Smit Klajn dhe sqaroi se te një numër i vogël gjegjësisht te një përqindje nga numri i përgjithshëm të vaksinave të shpërndara nga kjo seri ka deklaratë me datë më të vjetër.
