Marrëveshja e Prespës po e nxeh skenën politike në Greqi
Në prag të votimit të fundit për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë....

Në prag të votimit të fundit për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë dhe afrimit të momentit kur topi do të hidhet në terrenin grek, po nxehet skena politik në Greqi.
Sipas mediave greke, nuk përjashtohet mundësia që dy partnerët e koalicionit Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos të realizojnë takim të premten.
Kryetari i Grekëve të Pavarur, ministër i Mbrojtjes i Greqisë dhe partner koalicioni në Qeveri, caktoi për sot mbledhje të grupit parlamentar dhe të komitetit ekzekutiv të partisë. Dhe e gjithë kjo vetëm një ditë para vizitës së Angela Merkelit në Athinë. Mediat greke potencojnë se edhe Marrëveshja e Prespës do të jetë njëra prej temave për të cilat do të bisedojë Merkeli me kryesinë e shtetit.
Kabineti i kryeministrit grek Aleksis Cipras i bëri thirrje liderit të partisë opozitare të Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis të parashtrojë propozim për votim të mosbesimit të Qeverisë.
Partia politike greke Potami thot se e mbështet Marrëveshjen e Prespës, por jo edhe qeverinë aktuale grek. Lidhur me mbështetjen eventuale të qeverisë, thonë se nuk do t’ia japin votën për besim për shkak se janë opozitë dhe kjo nuk do të ndryshojë dhe përsërisin se “nëse Grekët e Pavarur tërhiqen nga shumica qeveritare, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje”.
Marrëveshja e Prespës ka qenë një prej temave për të cilat kanë biseduar shefi alternativ i diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos dhe ambasadori amerikan Xhefri Pajat në takimin e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA.
