Maqedoni

VMRO – DPMNE: Shpenzimet në rritje, rrogat në vendnumëro

09.01.2019 15:27

VMRO-DPMNE ka komentuar deklaratat e qeverisë për zhvillimin ekonomik...

Shpenzimet rriten, rrogat stagnojnë, thonë nga partia më e madhe opozitare.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve me pakicë në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 është rritur për 2.7 për qind. Kjo nënkupton se qytetarët me çdo blerje në dyqane, pompa të benzinës, barnatore apo ndonjë firmë tjetër me tregti me pakicë, mesatarisht kanë paguar më shumë se në 2017. 500 mijë qytetarë  jetojnë në pragun e varfërisë. Në vend të parave për qytetarët, kemi para për  pushtetin. Shteti po stagnon, ekonomia fundoset, njerëzit kanë gjithnjë e më pak para", akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja.